Në emisionin “Rudina” në tv Klan ka qenë e ftuar një politikane që ka fituar simpatinë e publikut që në fillimet e saj, Grida Duma. Një grua e fuqishme, me një karizëm të spikatur, një politikane shumë e zonja, pa hezitim mund të konsiderohet politikania që merr vëmendjen më të lartë në dimensionin publik. Të shumtë janë ata që e shohin atë si gruan e plotësuar dhe të ndërtuar totalisht.
Grida Duma është pjesë e Partisë Demokratike. Në vitin 2015 ajo kandidoi për krytare bashkie në qytetin e saj të lindjes, Durrësin, por që nuk arriti të fitonte. Ajo është kandidate për deputete në Tiranë dhe është e 8-a në listë në zgjedhjet e datës 25 Prill.
Grida këtë herë ka bërë një intervistë ndryshe në studio me Rudina Magjistarin. Ajo duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve kurioze që qytetarë të thjeshtë kanë përgatitur për të. Një nga pyetjet që i është bërë asaj ishte, se çfarë ëndrre ka në sirtar. Grida shprehet se ajo dëshiron të hapë një akademi për një trajnim të përjetshëm dhe për të shkëmbyer përvojat profesionale për të ndërtuar njerëzit e të nesërmes.
Qytetari: Cila është ëndrra juaj në sirtar?
Grida Duma: Të bëj një akademi, nuk e kam në sirtar, e mendoj përditë kur duhet ta ndërtoj dhe kur do vijë momenti të bëj një akademi trajnimi të përjetshme për mua saç e kam jetën që të jetoj me studentë, me mosha që nuk kanë moshë, se ka individë që vazhdojnë gjithë jetën të mësojnë dhe të kemi shkëmbimin e eksperiencave dhe përvojave profesionale për të ndërtuar njerëzit e të nesërmes sepse unë e kam merakun tek njerëzit e të nesërmes.
Qytetari: Nëse do shkruanit një libër autobiografik si do e titullonit?
Grida Duma: Më ka ngacmuar tituli i një kopertine “Të jesh Grida Duma” edhe duhet të kem një refleksion për veten.
Grida shprehet se do i pëlqente të shkruante një libër të tillë diku nga mosha e tretë /tvklan.al