.. Të dashur miq, dashamirës të gazetës “Jehona e Skraparit”, po jo vetëm, mësuam që para disa ditësh u nda fizikishtë nga familja, miqtë dhe shokët, bashkëqytetari, intelektuali , financieri i lartë, z Gramoz Caushaj..!!! Një momentë i vështirë për bashkëshorten e tij Teutën dhe dy fëmijët, Ani dhe Enean, fisin “Çaushaj” dhe gjithë bashkëqytetarët e Tij..!! Po, kush ishte Gramoz Çaushaj ..!! Gramozi ishte djali i Asqeriut dhe Safetes, njerëz të ndershëm dhe punëtorë ! Babai i tij, Asqeriu u inkuadrua në brigadën e shtatë partizane dhe mori pjesë në të gjitha aksionet kundër nazistëve Gjermanë, madje edhe jashtë territorit Shqiptar, deri në Vishegrad të Jugosllavisë së dikureshme . Ai i përketë asaj gjenerate që besonin në idealin e lirise, e donin vëndin e tyre, por që fatkeqësisht do pësonin një zhgenjim të madh ,..por ata ishin në anën e duhur të historisë, lufta e tyre nuk shkoi dëm, në sajë të tyre Shqipëria u rreshtua në krahun e aleateve, në krahun antifashistë, dhe na bënë ne gjeneratat të jemi kryelartë ! Safetja, nëna e Gramozit , ishte nga ata njerez ku zëmra e te cilëve nuk është në gjëndje të bëjë keq, ku prezenca e tyre rrezaton vetem miresi . E bëra këtë parantezë për të treguar ambientin, familjen në të cilën u rrit Gramozi ..!! Gramozi lindi në vitin 1957, në Shpatanj. Shkollën 8-vjeçare e kreu në Trebël -Luadh me rezultate të shkëlqyera, vazhdoi gjimnazin e Çorovodës dhe e përfundoi me notën mesatare 9.7 . Kjo mundësoi që Gramozit ti dilte e drejta e studimit në Universitetin e Tiranës, dega financë ..!! Mbaroi universitetin me rezultate të larta në vitin 1982 .. dhe nga ky vit ka punuar si specialist i lartë finance në Barç dhe Zhepë. Pas vitit 1991 ka punuar në Çorovodë, në sektorin e policisë financiare , në zyrën e tatimeve . Vitet e fundit punoi si specialistë i lartë finance në Bashkinë Çorovodë. deri sa arriti në moshën e pensionit ! Pa mbaruar akoma shkëputjen nga puna, fatkeqësisht Gramozi u diagnostikua me një sëmundje të pashërueshme, që në shumicën e rasteve kanë një fund shumë të vështirë, por që për Gramozin nuk qe i tillë. Si një shpërblim nga zoti për miresinë qe Ai ka patur gjatë gjithë jetës së vetë ..!!! Lamtumire i dashur Gramoz, njeriu i ndershëm, qytetari fisnik, intelektuali i heshtur dhe modest, njëllojë si shifrat e profesionit të vetë që kurrë nuk flasin për veten e tyre ..!
Redaksia “Jehona e Skraparit”