Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkuar ditën e sotme për ngushëllim në familjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, e cila humbi jetën 2 ditë më parë si pasojë e goditjes nga skafi me drejtues Arjan Tase në breg të detit në Potam të Himarës.
Në një prononcim për mediat, Nano u shpreh se ka ardhur si qytetar për të shprehur ngushëllime për familjen
“Vizita ime sot nuk dua të keqinterpretohet. Kam marrë pjesë për të shprehur më shumë hidhërim ngushëllimet e mia për humbjen tragjike”, ka thënë ai.
“Kam ardhur si prind e si qytetar dhe falënderoj familjen Avdia, e cila i mirëpriti ngushëllimet e mia dhe përveç përgjegjësive se çfarë ka ndodhur, i mirëkuptoj dhe i falënderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjane dhe janë duke vuajtur të gjithë atë se çfarë ndodhi”.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme shoqëria civile do të zhvillojë një protestë në orën 19:00.