UEFA ka vendosur t’iu besojë gjyqtarëve shqiptarë edhe në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Pas Enea Jorgjit, radhën për të vendosur drejtësinë në Europë e ka arbitri nga kryeqyteti, Juxhin Xhaja.
Ai do të gjykojë ndeshjen e datës 28 korrik në “DAC Arena” mes Dunajska Streda të Sllovakisë dhe Vikingur të Ishujve Faroe. Së bashku me Xhajën do të jenë edhe asistentët Ridiger Çokaj e Mario Shazivari ndërsa arbitër i katërt është Erjon Bastari.