Këngëtari Gjeto Luca, tregoi për “Ora Verore” situatën më komike që ka përjetuar në dasmat shqiptare. Ai thotë se ndodhia më qesharake ka qenë kur dasmorët kanë gjuajtur më çifte në dasmë, ku u bë rrëmujë e madhe.
Gjeto Luca: “Po shkonim në një fshat të Lezhës dhe ishte vendosur i gjithë fare fisi në rresht. I pari ishte një burrë i vjetër me mustaqe dhe në fund ishte një burrë, rreth të 40-ave dhe kishte në qafë një gjerdan plot me fishekë dhe një çifte në krahë.
Dhe i porosita se nëse donin të gjuanin me çifte të qendronin 50 me 100 metra larg, sepse dëmton pajisjet muzikore. Unë sa do i thosha, pa mbaruar vargun e këngës, ata gjuajtën ‘bam’ pas meje. Orkestra u shpërnda, organisti kishte humbur, tjetri në krah itjetër, nuk dinim ku kishim njëri-tjetrin. Zot na ruaj, u bë rrëmujë e madhe.”