Qumështi i bletës është një produkt natyral që ka aftësi të mrekullueshme në uljen e tens ionit të g jakut, ko lesterolit dhe për shëndetin e mëlçisë. Sipas të dhënave, qumeshti i bletës përdoret me efikasitet për shërimin e sistemit tretës, ku ndër plakjes dhe për përmirësimin e qarkullimit të gj akut.
Ky qumësht njihet ndryshe me emrin “Xhelatina Mbretërore” dhe është ndër më të kërkuarit në botë. Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe mbretëreshën.
Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet. Ky është një fakt interesant duke ditur që një bletë e zakonshme, e lindur nga e njëjta vezë , jeton vetëm 21 ditë. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.
Doza e duhur e qumështit të bletës:
Nëse zgjidhni qumështin e freksët dhe jo në variantin pluhur apo të tabletave, rekomandohet që të konsumoni gjysëm luge çaji në ditë. Atë mund ta merrni në mëngjes me stomak bosh dhe ta lini të shkrihet nën gjuhë.Konsumi i qumështit të bletës nga fëmijët konsiderohet në përgjithësi i sigurt për sa kohë merret nga goja. Kë shillohet të bëni kujdes, qumështi i bletës nuk rekomandohet të konsumohet si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët për më shumë se 30 ditë me rradhë.