Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj në bazë të nenit 27 paragrafi 1 pika 25 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale, si dhe në bazë të autorizimeve që i jep Statuti i komunës së Tuzit, sjellë Vendim mbi orarin e punës së objekteve hoteliere në komunën e Tuzit prej orës 07:00 deri në orën 18:00.
Këtë vendim Gjeloshaj e solli pas Vendimit të Qeverisë, në të cilat thuhej që ndalohet puna e objekteve hoteliere edhe në komunën e Tuzit.
Lexoni postimim e plotë të Gjeloshaj:
Në bazë të nenit 27 paragrafi 1 pika 25 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale, si dhe në bazë të autorizimeve që me jep Statuti i komunës së Tuzit, sjellë Vendim mbi orarin e punës së objekteve hoteliere në komunën e Tuzit prej orës 07:00 deri në orën 18:00.
Të gjitha objektet hoteliere nesër do të punojnë sipas orarit të punës së përcaktuar.
Kafe të këndshme për të gjithë miqtë tanë, dhe nëse armiqtë na shqetësojnë, do të kemi surprizë edhe për ata!
Të gjithë përfaqësuesit e autorizuar të objekteve hoteliere kanë pranuar në mënyrë unike orarin e përcaktuar të punës që unë kam sjellë dhe do të vazhdojnë punën në mëngjes në objektet e tyre!
Kryeministri nuk erdhi në takim dhe kështu tregoi se sa shumë i respekton këtë popull dhe këtë komunë, por le të marrë përgjegjësinë së bashku me Dritan Abazoviqin.
Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës së Tuzit.