Në një intervistë për Ora News sociologu Gëzim Tushi tha se me kalimin e viteve në vendin tonë ka pasur vazhdimisht ulje të numrit të lindshmërisë.
- Sipas tij “Alarmante është fakti që ritmet e plakjes së popullsisë tek ne janë ndër më të lartat në Europë” dhe sipas sociologut ky fenomen për Shqipërinë është “i papranueshëm”.
Gëzim Tushi: Shqiptarët i kanë dashur shumë fëmijët. Familja shqiptare tradicionale edhe pse ka qenë e varfër në të kaluarën edhe pse nuk i ka pasur kushtet socio ekonomike për të rritur fëmijët siçduhet fëmijët i ka dashur shumë. Në 1960 ne kemi pasur 6 fëmijë për grua. Për shkak të emancipimit, planifikmit familjar dhe kulturës së seksualitetit arritëm në 2.3 fëmijë për grua në vitet ’90. Kishi akoma një rritje progresive të popullsisë. Më vonë ka pasur në ulje dhe kemi arritur në 13. Dhe ndoshta më pak se 1.3. tani kemi numër lindjesh më pak se vdekjet.
- “Alarmante është fakti që ritmet e plakjes së popullsisë tek ne janë ndër më të lartat në Europë. Për Shqipërinë ky fenomen është i papranueshëm.”, tha ai.
Çfarë mund të bëjmë për ta shfrenuar sadopak?
Gëzim Tushi: Plakja demografike e popullsisë nuk është një fatalitet biologjik. Është një çshtje private. Fakti që ka rënë numri i martesave, është shtuar numri i divorceve, fakti që famija shqiptare ka filluar të ketë disa ideale më të rëndësishme se familja sikurse ëshët familja, suksesi paraja, disa dëshira për të pasur një jetë më të mirë. Rritja e fëmijëve përbën një obligacion në ditët e sotme nuk është e lehtë. Kjo ka mundësi të ndikojë në përmirësimin e kushteve. Jo se të rinjtë e sotme nuk i duan fëmijët por nuk kanë kushte pasi gara, rivaliteti në punë, lufta për sukses, frika se mos humbet vendin e punës, mungësa e institucioneve si çrdhet e kopshtet i frikësojnë në marrjen e hapit për sjelljen e një fëmije në jetë. Bonusi i bebeve është shumë pak, do të duhen masa të tjera.