Aktori i njohur i humorit, Gazmend Paja, ka treguar mbrëmjen e sotme historinë e veçantë të emrit të tij.
Ai tha në emisionin “Dola te Ola” se në vitin 1978 kur ai ka lindur, babai i tij Luftar Paja ka qenë duke xhiruar një film në qytetin e Korçës me aktorin e madh Kadri Roshi. Gazi tha se i ati ishte kthyer në Fier dhe ia vendosi emrin Spartak, ndërsa më pas shkoi sërish në Korçë.
Kur Kadri Roshi e pyeti për emrin e djalit dhe e mësoi se do të quhej spartak, i tha Luftar Pajës se nuk i pëlqente, ndaj i kërkoi që djali të quhej Gazmend, që gjithë jetën të kishte gaz dhe mend.