Blendi Fevziu është një nga gazetarët më me eksperiencë në televizionet shqiptare.
Kur bëhet fjalë për kryen e renditjes, ai qëndron i pari edhe për sa i përket pasurisë.
Përpos vilës qindra mijëra euro, apo apartamenteve të shumta në zona të Tiranës, Blendi duket se përdor edhe një makinë tepër luksoze.
Fevziu nget një Audi A 8 L e vitit 2015, me të cilën shihet shpesh duke postuar video, edhe pse mundohet të fshehë disi markën.
Nëse bën një kërkim të thjeshtë në internet, të del para çmimi i kripur i një automjeti të tillë.
Modeli i Fevziut më ekzaktësisht ka një çmim prej 50 mijë dollarësh, shkruan lajme flesh.
Jo shumë njerëz mund të përballojnë një makinë të tillë, por me sa duket për Blendin kjo është një shifër e pranueshme.