Moderatorja e DAZN, Diletta Leotta, është gjithmonë protagoniste në mediat rozë në Itali.
Bukuroshja i provokon gjithmonë tifozët e Seria A, për shkak të veshjeve të saj ekstravagante.
Këtë herë Leotta është suprizuar në vendin e saj të punës, pasi ka gjetur plot 1,000 trëndafila të kuq.
Në selinë e Radio 105 kishte vetëm lule kudo, ku prezantuesja nuk ngurroi të postonte dhe një foto në “Instagram”.
Mister është ideatori i kësaj ideje, pasi ato ishin anonim.
Ndërkohë bukuroshja është në një lidhje me boksierin Daniele Scardina dhe me shumë mundësi mund të jetë ai që fshihet pas surprizës.