Gazetari Artan Hoxha, duke u nisur nga deklarat e kryeministrit Rama i cili prej ditësh ka nisur një ‘aksion’ në media ku zotohet se nuk do Iejojë më ndërtimet pa leje, ka publikuar dhe disa foto për të paraqitur dy realitete të ndryshme.
Ai ka bërë një krahasim mes Tiranës dhe qyteteve të Kolumbisë dhe Ekuadorit, të cilat sipas tij janë identike.
Sipas gazetarit, ajo që i lidh edhe më shumë këto qytete janë ndërtimet e pafundme dhe të larta të ndërtuara me paratë e drogës.
‘Kur degjoj udheheqesin, qe u lodh per te na mbushur mendjen, se ka vendosur rregull dhe ka ndaluar ndertimet pa leje ne Tirane, me kujtohen vetem keto qyetet “motra” te Tiranes, ne Ekuador dhe Kolumbi…
Tirana, Bogota, Medellin, Guayaquil…
Ore identike, sikur i ka pjelle e njejta mendje…
Sikur i ka projektuar i njejti arkitekt…
Sikur i kane ndertuar te njejtet ”mbreter” te betonit…
Sikur i kane ideuar, lejuar dhe legalizuar te njejtet makuter te pushtetit….
Ne fund te fundit, pse te mos ngjajne si dy pika uji??!!
A nuk jane narko-qytete, ku gelon paraja e narkotrafikut global???!!!!”-shkruan Hoxha.