Hakerat/ Të dhënat e publikuara nga hakerat, të cilat tregojnë se kryeministri Edi Rama qëndron më shumë në ajër se në tokë me avionin e tij personal, kanë shkaktuar mjaft zemërim në median sociale.
Të dhënat tregojnë se Rama ka fluturuar dy vitet e fundit me çarter personal në mënyrë të vazhdueshme.
Avioni personal i Ramës kushtan 19 milionë euro në 127 fluturimet e luksit
Ndërkohë, gazetari Klodian Tomorri shkruan se duhet parë mirë avioni personal i Ramës.
“Këtë çarterin 0000 shikojeni mirë se ky na i nguli dhe 10 vjet të tjera koncesionin e markimit të karburanteve ne.
Eh Sinan, Sinan,” shkruan ai, duke iu referuar biznesmenit-mik të Ramës, Sinan Idrizi.
Ky i fundit njihet si bashkëthemelues i Air Albania.