Bill Gates, Themeluesi i Microsoft, së fundmi njoftoi ndarjen nga gruaja e tij Melinda.
Lajmin e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet një letre të përbashkët në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’.
Kjo ndarje vjen pas 27-vitesh bashkëjetesë.
“Pas një lidhjeje të gjatë, kemi marrë vendim t’i japim fund martesës.
Përgjatë 27 vitesh, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që funksionon në mbarë botën, në mënyrë që t’ua mundësojë njerëzve të jetojnë shëndetshëm.
Ne vazhdojmë të ndajmë besimin se misioni dhe puna jonë do vazhdojë së bashku, por mendojmë se nuk mund të kalojmë në faza të tjera jetësore si çift.
Ne kërkojmë për hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, derisa fillojmë jetën e re”, shkruhej në letër.
Por edhe për pretendentet që do të duan të zënë vendin e Melindës, kanë filluar të flasin hapur.
Një prej tyre është këngëtarja e njohur serbe, Neda Ukraden dhe këtë e ka deklaruar vetë publikisht në “Instagram”.
Me shaka apo jo, ajo i propozon për martesë Bill Gates.
“Bill, jam gati të plakem me ty”, ishte propozimi i sajnë gjuhën serbe për miliarderin.