Gati shkaterrimi i Lulzim Bashes! Liderat e vjeter te PD marrin hapin e madh

Pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit, një propozim i papritur ka ardhur nga kandidati për deputet i Bindjes Demokratike në qarkun e Vlorës, Adrian Koduzi. Ai propozon nënshkrimin e një dokumenti për bashkimin e së djathtës,

Koduzi shprehet se vendi ka nevojë ulëritëse për një ofertë opozitare serioze, që t’i shkurtojë ditët kësaj mazhorance. Ai propozon që një grup personalitetesh përfshirë Ridvan Boden, Arben Imamin, Dashamir Shehin, Besnik Mustafajn dhe Majlinda Bregun të bëhen bashkë dhe të hartojnë një platformë për bashkimin e së djathtës.

Lëvizje të papritura në Kryeministri, pas ambasadores Yuri Kim, mbërrijnë edhe personalitete të tjerë të rëndësishëm
Njoftimi i plotë i Ardian Kollozit:

DOKUMENTI QË BASHKON TË DJATHTËN!

Tashmë fare pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ndjesia e parë dhe ajo që dominon besoj opinionin e të gjithë atyre që e konsiderojnë veten OPOZITAR është domosdoshmëria e riformatimit e rithemelimit e gjetjes së një mekanizmi, të një formule, të një platforme të bashkimit të së djathtës.

Një bashkim real, i plotë e i sinqertë, ku çdonjëri të marrë përgjegjësinë, të vihet në shërbim të këtij imperativi, duke kontribuar përtej interesave të vogla.

Përpara se të shpallim kandidatura, të kërkojmë zgjedhje, të kërkojmë dorëheqje, të bëjmë analiza, të cilat në fakt ezaurohen me një fjali: “Nuk ishim bashkë e nuk funksionojmë demokratikisht!”

Shqipëria, shqiptarët, vendi, ka nevojë ulëritëse për një ofertë opozitare serioze, që të japë garancitë se do të reduktojë dëmin, t’i shkurtojë ditët kësaj mazhorance në këtë mandat të tretë dhe të japë mesazhin e shpresës shqiptarëve se kjo shoqëri e ka potencialin, forcën për të tejkaluar shpejt këtë moment!

Eksperienca botërore, ka plot shembuj të ngjashëm, ku objektiva të tilla janë realizuar me sukses.

Në mënyrë instiktive, e nisur nga vullneti i mirë që buron nga përgjegjësia dhe shqetësimi i të gjithëve neve që aderojmë djathtas, propozoj që një grup personalitetesh të bëhen bashkë, të hartojnë një platformë a promemorie, quheni si të doni, por që në fund ajo do të quhet: DOKUMENTI QË BASHKON TË DJATHTËN!

Shpejt më vijnë në mend këto emra: Ridvan Bode, Arben Imami, Dashamir Shehi, Besnik Mustafaj, Majlinda Bregu, por edhe të tjerë, mund t’i bashkohen këtij grupi për ta bërë sa më të plotë, gjithëpërfshirës e të rëndësishëm këtë dokument.

E menjëherë të gjithë ne të nisim Punën për realizmin e këtij objektivi.

Miqësisht Ardian Kollozi

Author: admin