Gati për ‘Big Brother Vip 2’/ Eduart Grishaj ftesë të hapur Xhemi Shehut për të qenë konkurrentja e parë, vjen reagimi i papritur nga moderatorja (FOTO)

Festa e BBV i mblodhi të gjithë personazhet e medias së njohur dhe protagonistët e reality shoë-t në një vend dhe videot e momentet më të veçanta janë bërë virale në Instagram.

Nga postimet që po publikohen edhe sot, ra në sy një video e Eduart Grishajt që këndon përqafuar me Xhemi Shehun dhe teksa i këndon të kam xhan, shkruan: “Po e marr me të mira sepse e duam në BBV2”.

Nuk dimë sa serioze është kjo kërkesë, por Xhemi nuk e la pa një (gjysmë) përgjigje:

Dje u binda që…” Xhemi e ka zakon ta gërricë kuriozitetin e publikut me fjalë apo gjysmë shpjegime, ndaj ende nuk e dimë çfarë vendimi ka marrë, por me siguri në një moment do e tregojë./Shqiperiaime.com.al

Author: admin