Vllaznia është shpallur në këtë të shtunë kampione e Shqipërisë për 17-vjeçarët. Në finalen e luajtur në stadiumin “Fuat Toptani” të Kamzës kundër Shënkollit triumfuan 5-0. Ekipi shënkollas ka zhvilluar një lojë të shëklqyer në 45-minutat e para teksa ka poatur të gjithë mundësitë për ta mbyllur këtë finale me fitore, të p[aktën 4 gola të sigurt. Por ka qenë i pafat, pak nga hezitimi I sulmuesve por edhe nga merita e portierit shkodran Aron Jukaj. Në fundin e pjesës së parë në të vetmin aksion shkodranët shënojnë golin e parë nga Kevin Dodaj me kokë brenda zonës.
Fillimi I fraksionit të dytë ka qenë I furishëm nga shkodranët të cilët kërkonin golin e sigurisë e ndërkohë mbrojtja e Shënkollit tregohet e pasigurtë, teksa në minutën e 49-të Kubazi fiton duelin me portierin shënkollas Loris kalaj, por ky e ndërpret në mënyrë të gabuar dhe penallti e cila kthehet në gol nga Dodaj që realizon dopjetë personale. Më pas nuk ka më histori sepse sulmuesi tjetër shkodran Ersi Zaganjori do të shënojë një triplet, duke I dhënë titullin kampion skuadrës së Vllaznisë.
Vllaznia – Shënkolli 5-0
Golat: Kevin Dodaj 43’, 49’(p), Ersi Zaganjori 52’ 59’ 90+4’
Vllaznia: Jukaj, Rroku, Selmani, Zaganjori, Shimaj, Dodaj, Hajdari, Qokthi, Brahimi, Marrashi, Halili. Trajner: Edmond Doçi.
Shënkolli: Kalaj, Jaku, Gjinkolaj, Përndreca, Deda, Kaçorri, Gjoka, Perkeqi, Marku, Doda, Perlesi. Trajner: Dritan Smajli.
Gjyqtarë: Daniel Vrapi, Elidon Shehu, Arnoldo Memlikaj, Ermal Gryka (Tiranë)
Delegat: Neritan Koçi (Kuçovë)
Kartonë të verdhë: Brahimi 14’ / Dodaj 38’, Kalaj 40’
Të veçanta – Kjo ndeshje pati dhe disa të veçanta, kur pas dhënjes së penalltisë një tifoz shënkollas hyn në fushë për të goditur anësorin.
Ndërkohë që për Fabjan Përndrecën e Shënkollit ka patur probleme kardiake teksa ka rënë pa ndjenja në fushë në minutën e 83-të.
Në dhomat e xhveshjes një nga lojtarët e Shënkollit ka goditur xhamin e dritares nga dëshpërimi dhe ka patur hemoragji nga duart, por mjeku shkodran i ka ardhur në ndihmë.
Redaksia “Jehona Sportive”
Abdulla Dushku