Partizani e Internacionali kanë diskutuar në pasditen e 29 Majit trofeun e Kupës së Shqipërisë . Stadiumi “Selman Stermasi” i kryeqytetit, ka qenë mikëpritësi i këtij takimi tejet i bukur dh me grintë. Spektakli i lojës në fushë, shkërmoqet nga trazirat në fund, ku ndenjëset e tribunës vip për pak sa nuk kthehet në tragjedi për arbitrin
Pas një barazimi 1-1 gjatë 90-minutave, me golat e Arapit për Internacionalin dhe Wahab për Partizanin, u kërkua që fituesi të shpallej nga ruleta e penalltive, ku Internacionali nuk gaboi në asnjë nga 5 penalltitë e për Partizanin, autori i golit Wahab, gabon në penalltinë e dytë teksa e godet jashtë. Kështu Internacionali bëhet fitues i Kupës së Shqipërisë për sezonin 2021-2022.
Zyrtari I FSHF, Abdyl Kuriu i dorëzoi kupën kapitenit të Internacionalit Xheis Rushiti, ndërkohë që lojtarët morën edhe medaljet.
Partizani – Internacional 1-1 (4-5 p)
Golat: Ëahab 81’ / Arapi 30’
Partizani: Fuçija, Perlala, Buxhelaj, Qokaj, Hodo, Zuna (Vidrica 70’), Januzi (Shuli 76’), Dezhgiu (Meçuli 56’), Dragaj (Seitaj 86’), Burgaj, Gjoka (Ëahab 62’). Në dispozicion: Jaupllari, Ndoj, Xhavo, Dine, Nela, Llagami, Shutina. Trajner: Reinaldo Kalari.
Internacional T: Biba, Sota, Taleb (Nako 53’), Arapi, Kote (Hasa 62’), Rushiti, Cena, Boçka (Ceka 90’), Dhimitri, Zeqiraj, Greca (Ramku 76’). Në dispozicion: Guzja, Hoxha, Alla, Mitrovasili, Likaj. Trajner: Artur Shulku
Gjyqtarë: A. Doda, G. Mënaj, D. Tafaj, M. Shabanaj (Tiranë)
Trazirat – Ndeshja u ndoqë nga rreth 2000 tifozë që ishin vendosur në tribunën qëndrore, të cilët përveçse kanë dhënë përkrahjen enevojshme të të dyja ekipeve, por kanë patur edhe momente nervozismi siç ishin rasti në fundin e takimit pas përfundimit të gjuajtjeve të penalltive. Kur tre gjyqtarët po futeshin në dhomat e xhveshjes një tifoz nga tribuna shumë pranë tunelit, qëllon me ndenjësen dhe pak centimetra shpëton arbitri kryesor, pa i rënë në kokë. Gjithshtu gjatë takimit nuk kanë munguar as kapsollat e shishet e ujit në drejtim të trajnerit të Partizanit.
Redaksia “Jehona Sportive”
Abdulla Dushku