FRPD/Besart Xhaferri – Një vit nga qëndresa historike

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike z. Besart Xhaferri e vlerëson 7 Nëntorin e vitit 2021, si ditën “qëndresës” historike të rinisë demokratike, të asaj dite dhe në vazhdim kur organizata e rinisë së PD, i qëndroj përballë presionit, shantazhit, mashtrimit dhe dezinformimit.

Ja si shkruan në faqen e facebokut për këtë ditë, Kryetari Rinor:

7 Nëntor 2021 do ngeli gjithmonë një ditë historike për FRPD!

Përballë presionit, shantazhit, mashtrimit dhe dezinformimit, rinia demokrate nuk u step dhe tërhoq kurrë!

Jo sepse është mbështetëse fanatike e dikujt, por sepse dëshironte me patjetër çlirimin e opozitës nga hipokrizia dhe paaftësia!

Ne jemi pronarët e dekadave të ardhshme në këtë vend të bekuar!

Nuk duhet t’i lejojmë të na i vjedhin duke na dëbuar nga vatra jonë!

Author: jehona