Fluksi i shtuar i turistëve të cilët kanë preferuar të kalojnë edhe ditët e para të janarit në fshatrat turistikë të Korçës, ka krijuar radhë të gjata të automjeteve të bllokuara në trafik.
Pamjet janë në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë dhe aktualisht policia ndodhet në terren për mbarëvajtjen dhe zhbllokimin e trafikut.
Sic duket në pamje mjetet qëndrojnë në radhë, në pritje për të shkuar në destinacionin e tyre, apo për t’u kthyer pas.