
Stili i çifti ish-presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Barack dhe Michelle Obama ka frymëzuar edhe fashionistat më të vegjël.




Në një ri-postim në Instagram të hënën, Michelle Obama, tregoi vlerësimin e saj për dy fëmijë që rikrijuan pamjen me të cilën ajo dhe Barack Obama u shfaqën gjatë inaugurimit të Joe Biden muajin që lamë pas.
Me një sërë fotosh, fëmijët – të quajtur Ryleigh dhe Zayden – dukeshin aq elegant sa ish-Presidenti Obama dhe ish-Zonja e Parë.
Ryleigh dukej si një kopje në miniaturë e Michelle Obama-s, e cila u vesh nga stilisti Sergio Hudson.
“Ryleigh & Zayden, e keni goditur”, -shkroi Michelle në postimin e saj.




Fotografitë e fëmijëve kanë marrë mijëra komente pozitive dhe përgëzime.
Ku i dihet, mbase në të ardhmen mund ti shohim si çift presidencial.



