Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg planifikon të punojë në distancë deri në gjysmën e vitit 2022 dhe portofoli i tij i pasurive të patundshme prej 320 milionë dollarësh e akomodon stilin e jetesës nga shtëpia. Mark zotëron rreth 1,400 hektarë dhe 10 shtëpi në Palo Alto, San Francisco, Liqenin Tahoe dhe Hawaii.
Ka një pasuri prej 120 miliardë dollarësh, që e bën atë personin e pestë më të pasur në botë, sipas revistës Forbes. Ai ka dy fëmijë me gruan Priscilla Chan, Maxima 5-vjeçare dhe 3-vjeçarin August.
Dolores Heights, San Francisco | 11.83 milion dollarë
Zuckerberg shpenzoi 10 milion dollarë për këtë shtëpi tani me 7,368 metra katrorë në nëntor 2012, plus një shtesë prej 1.8 milion dollarë për rinovime. Nuk dihet se sa dhoma gjumi dhe banjo ka shtëpia, por ka 23 dhoma gjithsej në katër kate.
Palo Alto, California | 50 milion dollarë
Shtëpia kryesore ka pesë dhoma gjumi 5,617 metra katrorë me pesë banjo. Rezidenca ka një pishinë me ujë të kripur, një dhomë dielli, një pavion argëtimi, një zonë për Barbecue. Ai i përdor katër shtëpitë e tjera si shtëpi pritjeje dhe objekte rekreative.
Kauai, Hawaii | Mbi 200 milion dollarë
Zuckerberg duket se e do Hawaiin. Në fakt, zotëron 1,400 hektarë tokë. Në 2014, ai shpenzoi 116 milion dollarë në 707 hektarë. Në mars, çifti shpenzoi 53 milion dollarë për të shtuar 600 hektarë më shumë në portofolin e tyre.
Liqeni Tahoe, California | 59 milion dollarë
Në vitin 2018, Zuckerberg shpenzoi 59 milion dollarë në dy shtëpi në Liqenin Tahoe – pasuritë Brushëood dhe Carousel. Së bashku, pasuritë shtrihen në gati 10 hektarë. Shtëpia Carousel ka 200 metra buzë liqenit, një skelë në stilin e marinës dhe një garazh me dy makina, plus një shtëpi për mysafirë dhe një apartament të një kujdestari.