“Creschendo” e talentit të portës së Partizanit U 21 do të fillonte që në fëmijërinë e herëshme të tij. Ende pa mbushur 7 vjeç, minori përmetar do të shpërthente me moshat e qytetit të luleve, Përmetit . Shkëputjen e parë nga “vërsnikët”, bashkëmoshatar do ta niste në moshën 14 vjeçare, kur do të ishte pjesë e ekipit të të të rriturve të ekipit të Përmetit. Një vit më pas do të kalonte tek komshijtë e Këlcyrës aty ku do bënte edhe debutimin e parë si titullar. Me ekipin e Këlcyrës luajti 9 ndeshje me paraqitje të shkëlqyera, ndërsa fitorja në debutimin e parë në fushën e vështirë të Tepelenës 0-2, ka qenë një nga ndeshet që i ka mbetur thellë në memorje gardianit Përmetar.
Normal – thotë Foralbi, kam qenë shumë i ri dhe të luaje në Tepelenë kërkonte përveç moshës edhe një eksperiencë të mjaftueshme si portier. Ka qenë një ndeshje e veçantë për mua, ku më duhej të menaxhoja emocionet në të tilla raste. Fati e desh që që në krye të ndeshjes të bëja ca pritje që do të më jepnin kurajo që të paraqitesha mirë. Përveç fitores së ekipit, fitorja më e madhe për mua ishte se nuk pësova gol, falë një paraqitje të mirë. Më tej karriera modeste do ta “gradonte” si titullar të ekipit të vendlindjes Përmetit ku në moshën 17 vjeçare shpallet edhe portieri më i mirë i kategorisë së II. Kaq do mjaftonin që të pikasej nga ekipi i Partizanit i cili do ta bënte pjesë të ekipit të U 19 vjeçarëve, kur i duheshin ende edhe ca vite për t’u bërë 19 vjeç ! Paraqitja tek gjigandët e superiors së Partizanit do të ishte absolute. Ka qenë një sezon fantastik i përmetarit, teksa si në asnjë rast të dytë gardiani do të bëhej “mace” duke pritur 6 penallti . Ironia do të ironizonte veten, teksa do të “lirohej” nga 19 vjeçarët, atëher kur mbushi 19 vjeç, sepse që nga ajo kohë dhe deri tani Foralb Hoxha është gardiani permanent i Partizanit të U 21 vjeçarëve. Në këto arritje gardiani ju shpreh falenderimet atyre që e mbështetën, ku midis të tjerash ai përmend ata që i zbuluan talentin si profesorët Vito Peci, Kleo Sevo , Bert Spahiu dhe Bledar Hajredini në Përmet, por edhe ata që e trajnuan dhe e mbështetën tek Partizani si Kalarin, Tan Mehmetin,Vis Çelmetën, Perlat Mustën, Klevis Dalipin, apo trajnerin e portierëvë Ilir Bozhiqi . Tashmë gardiani e ka kaluar klasën, madje me “nota” të shkëlqyeera, është kjo arsyeja që ai jo rastësisht ai stërvitet tek ekipi big i Partizanit, duke qenë një aspirant I afërt potencial për portën e Partizanit.
Detyra imë është që të stërvitem– shprehet Foralbi, për gazetën tonë. Nuk duhet të vetkënaqem me paraqitjet e deritanishme por të djersisë që gjithçka ta meritoj. Është fat që jam pjesë e një ekipi legjendë sikur Partizani. Besoj se vetëm me punë do t’ja arrijë qëllimit tim që të jem pjesë e Partizanit.