Forald Hoxha/ “Komoditeti” i një politike që “flak” kapitenët…! ?

Shkak i këtij shkrimi u bë “mirupafshimi” i një lamtumire të detyruar të një prej titullarëve absolutë, kapitenit të Partizanit të “vogël”(U 21 vjeçarëve), talentit të portës Forald Hoxha.

  •        Përtej padrejtësisë, me finesën e një profesionisti dhe të lideri të vërtetë ai përshëndet dhe falenderon shokët dhe klubin për largimin e detyruar të tij nga ekipi…!  
  •        Rrallë ose aspak mund të ndodhi që në të tilla padrejtësish të gjesh kaq forcë sa të tejkalosh veten duke vendosur dashurinë dhe rrespektin për klubin edhe kur padrejtësia nuk ka limit. E pra ky është Foraldi, portieri që përtej gradës së kapitenit në supet e tij më shumë sh’ndrrisin spaletat e një lideri që kaq shumë i mungojnë botës së futbollit…  

Në faqen  fb kapiteni shkruan :

Çdo fillim e ka dhe nje fund dhe sot nuk po them një lamtumirë por nje mirupafshim ! Dua të falendorojë gjithë trajnerat që më kanë stërviur, sidmos prof Tan Mehmeti i cili ishte i pari që besoj tek unë.  Dua të falendrojë që të gjithë drejtuesat, doktorët deri te puntorët e fushës.  Kanë qenë tre vitet më të bukur të jetës time… Faleminderit shumë :Klevis Dalipi, Vis Celmeta, Kalari, Perlat Musta, Ilir Bozhiqi, Ilir Daja etj. Dua t’i falenderoj që të gjithë që më kanë përkrahur dhe më kanë dhënë besim, që më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time. Pa ju s’do isha ky që jam sot…

Shumë Faleminderit FK Partizan, Albania…

Do shihemi përsëri sepse jeni shtëpia ime dhe vendi ku u rrita…Faleminderit

Atëher kur si rrezultat i performancës ekselente, dhe kur gardiani ishte një nga aspirantët më potencial për t’u graduar në katërkëndeshin e Partizanit, vjenë “rrufeja” në qiellin me diell i një “ftohje” të pakuptimtë nga drejtuesit e ekipit…! Jo rrallë ndarjet janë edhe të “shëndetëshme”, por e sigurt është që nga kjo ndarje ai që humbet është Partizani. Askund nuk mund të kuptohen këto lloje politikash ku investimin t’ja dhurosh të gatëshëm dikujt tjetër…! Përtej profesionalizmit serioziteti dhe karakteri i përmetarit janë një vlerë e shtuar për cilindo ekip futbolli ku pritet që të aktivizohet gardiani ish “partizanas” .

Tashmë merkato e portierit është në momentin e përzgjedhjes dhe përtej kontakteve me disa klube të Superiores dhe Kategorisë së Parë, vetëm pak ditë më parë Hoxha ka kryer me sukses një provë në një ekip elitar (HNK Sibenik)të Kroacisë dhe priten vetëm parametrat financiarë që ta ndajnë vazhdimin apo jo të kësaj kontrate.  Ndërkohë që gardiani vazhdon të ruaj formën sportive duke u stërvitur pranë klubit të FK Dinamo, që pse jo edhe mund të jetë një opsion i mundëshëm…

JEHONA.Info

 

Author: jehona