Në projektin e sotëm Fondacioni ‘Alsar’ dhe TIKA u gjendën pranë familjeve të jetimëve ku për 35 familje në nevojë nga fshatra te ndryshem te Elbasanit, Lushnjes, Divjakes dhe Fierit u shpërndarë motokultivatorë bujqësor.
Në aktivitetin e sotëm për dhurimin e mjeteve motorike bujqësore ishin të pranishëm Shkëlqesia e tij, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Dr. Emine Gizem Başkan, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke dhe drejtuesi i Fondacionit ‘Alsar’ z.Mehdi Gurra.
- Gjatë fjalës përshëndetëse, ambasadori turk Atay u shpreh se do të vijojnë projektet e tyre nën udhëheqjen e TIKA-s dhe me mbështetjen e Fondacionit ‘ALSAR’ për asistimin e prodhimit bujqësor për familjet në nevojë.
Ai kujtoi se në të kaluarën kanë kontribuar për familjet e jetimëve me fidanë për të mbështetur gratë në prodhimtarinë bujqësore, duke shtuar se në kuadër të projektit kanë siguruar edhe fara dhe plehra kimike.
“Si hallka e fundit e kësaj serie, ne u dhurojmë 35 familjeve makineri bujqësore, veçanërisht mjete të ngjashme si traktorë të vegjël të përshtatshëm për automatizim. Edhe ne si Ambasadë, jemi shumë të lumtur të reflektojmë në terren marrëdhëniet tona të shkëlqyera me Shqipërinë dhe t’i mbështesim aq sa mundemi veçanërisht familjet që kanë nevojë për mbështetje”, u shpreh Atay, duke falënderuar Fondacionin ‘ALSAR’ dhe TIKA-n.
Në përfundim të fjalës së tij z.Ambasador falenderoi popullin mik e vëlla shqiptar për solidarizimin në raport me tërmetin e 6 shkurtit që goditi Republikën e Turqisë
‘Drejtuesi i Fondacionit Alsar’, z.Mehdi Gurra, u shpreh se sot po realizojnë projektin e radhës për t’u ardhur në ndihmë familjeve me jetimë.
“Ky projekt vjen në vazhdim të projekteve që kemi nisur për familjet e fëmijëve jetimë të cilët kanë tokë në përdorim. Është një mjet që u shërben të gjitha familjeve të cilat i kanë këto mundësi për të përdorur, për të punuar tokën e tyre, për të nxjerrë të ardhura, për të rimëkëmbur ekonominë e tyre”, u shpreh Gurra.
Pjesë e projektit të TIKA-s janë 35 familje që kanë fëmijë jetimë, që trajtohen nga Fondacioni ‘ALSAR’.