Fondacioni Alsar/Ne traditen e perviteshme te shtrimit te iftarit

Pothuajse në përfundimin e muajit të Ramazanit, ‘Fondacioni Alsar’ shtroi një iftar në ambientet e Hotel “Tirana International”.


Iftarin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre personalitete të fushave të ndryshme, drejtues lokalë, përfaqësues të trupit diplomatik, akademikë, miq e mysafir nga përtej kufijve shtetërorë, politikanë, pjesëtarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, hoxhallarë, intelektual e bashkëpunëtorë të ngushtë të ‘Fondacionit Alsar’.

Kryetari i ‘Fondacionit Alsar’, z. Mehdi Gurra, ua uroi të pranishmëve mirëseardhjen ndërsa mbajti një fjalë të shkurtër mbi sfidat e së shkuarës, të tashmes, dhe sfidat e së ardhmes të ‘Fondacionit Alsar’.Z.Gurra shprehu ngushëllime të përzemërta edhe për popullin mik e vëlla turk pas katastrofës natyrore përgjatë tërmetit të 6 shkurtit ku ‘Fondacioni Alsar’ u gjend i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për Republikën e Turqisë.

Me këtë rast u shpërndanë edhe çertefikata në shenjë mirënjohje për kontribuesit kur ‘Fondacioni Alsar’ bëri thirrje ndihme për popullin turk në raport me tërmetin e 6 shkurtit.
Në iftar përshëndeti dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, që e shfrytëzoi rastin për të uruar agjëruesit dhe për të shprehur mirnjohje për aktivitetin humanitar, kulturor e arsimor të ‘Fondacionit Alsar’. Gjithashtu z.Veliaj shprehu mirnjohje për popullin vëlla turk.


Një fjalim të shkurtër mbajti edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z.Tayyar Kağan Atay i cili shprehu mirënjohjen për solidarizimin e popullit shqiptar në lidhje me solidarizimin mbi tërmetin e 6 shkurtit në Turqi gjithashtu shprehu edhe vlersime të larta mbi aktivitetin e ‘Fondacionit Alsar’.

  • Të shoqëruar nën melodinë e leximit të pjesëve nga Kuranit Famëlartë, pritja e përzemërt, dhe ushqimi i përzgjedhur krijuan një atmosferë tepër familjare për të gjithë të pranishmit.

Author: jehona