Para 18 vitesh një vajzë 16-vjeçare në Britaninë e Madhe, fitoi 2 milionë euro në një lotari.
Por sot pas 18-vitesh ajo është me xhepat bosh.
Callie Rogers, sot 33-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve, i shpenzoi paratë me 3 ndërhyrje për rritjen e gjoksit, shumë festa luksoze dhe 400 000 euro i shpenzoi me veshje të shtrenjta.
Gjithashtu, më shumë se 500 000 euro ajo ia dhuroi familjarëve dhe miqve të saj.
Ajo ka deklaruar më parë se fitimi i lotarisë i dëmtoi jetën.
Rogers ka bërë thirrje për më shumë mbrojtje ndaj të rinjve që fitojnë shuma të mëdha në lotari.