Si një tjetër simbol i rezistencës ndaj agresionit rus, ka nisur kampionati ukrainas i futbollit.
Herën e fundit që topi u rrotullua në fushat e futbollit në Ukrainë ishte në dhjetor 2021, dhe pak para rifillimit të sezonit, Rusia pushtoi Ukrainën dhe kampionati përfundoi.
Dje në stadiumin Olimpik të Kievit është luajtur ndeshja e parë e sezonit të ri mes Shakhtar nga Donetsk dhe Metalist nga Kharkiv.
Të dyja skuadrat vijnë nga qytete të prekura keq nga lufta dhe kjo ndeshje, si të gjitha ndeshjet e tjera të këtij sezoni, u luajt në Kiev dhe përballë tribunave të boshtisura.
Duke qenë se sot është Dita e Flamurit të Ukrainës, para fillimit të ndeshjes lojtarët dhe gjyqtarët mbanin me krenari flamurin e vendit të tyre dhe presidenti Volodymyr Zelensky iu drejtua me një fjalim.
Fillimi i ndeshjes ishte veçanërisht emocionues kur një ushtar i ri ukrainas i plagosur në luftë nisi topin nga mesi i fushës dhe sulmuesi i Shakhtarit Danilo Sikan nuk mundi të mbante lotët.
Ndryshe, ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.