Është vetëm 20 vjeç dhe tek Partizani “junior” numëron vitin e katërt të aktivizimit. Ky është talenti i heshtur Fernando Ndrejaj, që tashmë është kthyer në një nga protagonistët e ekipit të Partizanit, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm të tifozerisë së “demave”, por edhe të skautëve të futbollit. Edhe pse është “minori” i U 21 vjeçarëve ai tashmë e ka tejkaluar statusin e tuitullarit dhe paraqitja e tij e ka graduar si kapiten të ekipit.
Proporcionaliteti i moshës me kohën e aktivizimit në familjen e Partizanit i japin sulmuesit vlerën e një “partizanasi” të “lindur”. Tek tifozeria shihet si një zbulim që “nuk duhet të na ikë”. Në sezonin e porsambyllur 2021-’22, sulmuesi mirditor ka qenë protagonist i 8 golave në superioren e U 21 vjeçarëve, teksa golat e tij kanë qenë jo vetëm spektakolar, të bukur e vendimtar për fitimin e ndeshjes, por kanë qenë të tillë edhe në ndeshjet deçizive të Partizanit. Në arshivën e këtij viti sulmuesi numëron golat e shënuar nga dy herë Laçit dhe Turbinës dhe këtë “shije” e kanë provuar edhe “vërsnikët” e Vllaznisë. Teutës, Apollonisë dhe Egnatias. Natyrshëm përgjegjësia si kapiten do t’i shtonte një “barrë” shtesë mirditorit, sikurse është ajo e të qenit më altruist, çka do t’i mohonte vetes vlerat individuale, aty ku talenti i tij do të ishte një apel për vëmendje. Gjithsesi me modesti dhe me pjekurinë e një kapiteni të vërtetë sulmuesi do të shprehej: “Nuk mendoj se ka rëndësi “egoizmi” përpara fitores së ekipit ! Tek fitorja e ekipit janë edhe vlerat e gjithëseicilit, përtej egoizmit”
Karriera dhe e ardhmja…
Djaloshi Sulmues e nisi formimin e tij profesionist fillimisht tek skuadra e Akademia e Futbollit e Alban Bushit, me të cilën vijoi deri në moshat U-17, duke kaluar më pas tek skuadra e Partizanit U-17 dhe U-19. Talenti i tij e ka bërë një njohje “të vjetër” tek trajneri Dritan Mehmeti sepse gjatë kësaj periudhe në këto grupmosha, ai është aktivizuar duke marrë minuta edhe me skuadrën e Partizanit B, të trajnerit Mehmeti, ndërkohë që ka provuar peshën e fanellës kur është aktivizuar me “big”_ët që në moshën 18_vjeçare.
Në zhargonin futbollistik Ndrejaj është zbulim i trajnerit Dritan Mehmeti i cili e ka “rritur” dhe e njeh mjaft mirë këtë lojtar. Tashmë ai po bën sezonin e katërt tek klubi Partizani dhe momentalisht po kërkon hapësira të reja si në ekipin e parë, por edhe në ekipet të tjera të superiores. Madje ai ka kaluar dhe disa prova në Kroaci, tek ekipi i NK Rudes, pritet që këtë verë të jetë pjesë e këtij ekipi, pas negociatave me drejtuesit e Partizanit që disponojnë kartonin. Ndërkohë që është në “survejim” edhe nga skuadra të tjera kroate. Ende futbollisti nuk ka vendosur, por pritet që të jetë pjesë e ndonjë ekipi shqiptar, pasi i pëlqen më shumë të luajë në vendin e tij.
Jehona.Info