Fatura e energjisë, e vërteta, ja ku po manipulohet

Qeveria shqiptare rriti çmimin e energjisë përtej një fashe prej 800 kw/h për konsumatorët familjarë, duke filluar nga data 1 Tetor e këtij viti. Vendimi i marrë  nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë detyron qytetaret qe deri 800 kw/h çmimi i energjisë ta paguajnë 9.5 lekë.

  • Mbi këtë limit, çmimi bëhet 4 herë më i shtrenjtë dhe do të kushtojë 42 lekë për kilovat. Në mbledhje u bënë edhe përllogaritjet e faturës për konsumatorët, nga ku rezultoi se:

Për 850 kw/orë

  • Fatura e një familjeje do të jetë rreth 120 mijë lekë të vjetra.
  • Për 800 kilovatët e parë, fatura mujore llogaritet 7600 lekë.

50 kilovatët e tjerë llogariten me 42 lekë dhe kushtojnë 21 mijë lekë të tjera. Shtohet këtu taksa e televizorit prej 1 mijë lekësh, plus TVSH prej 19 mijë e 400 lekësh të vjetra.

Shifra arrin në 110 mijë e 740 lekë në muaj për një familje që në këto kushte do të detyrohet të kursejë sa më shumë në mbrëmjet e ftohta të dimrit.

Kleçka e mesatares prej 800 KW/H

Shifra 800 kw/h ndan familjet me një palë elektroshtëpiake dhe ato familje të pasura që kanë shtëpi të mëdha, me disa elektroshtëpiake. Shifra prej 800 kw/h është mesatare vjetore. Dihet se në verë konsumohet më pak se në dimër. Mesatarja prej 800 kw/h nuk është mesatare e konsumit të energjisë në dimër

Sipas Ramës: “Preken 40 mijë familje” por statistikat dëshmojnë mbi 70 mijë. Në muajin dhjetor, sipas Open Data Albania janë 71 mijë e 278 familje shqiptare që harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë (energji elektrike) në muaj dimri.

Një në dhjetë familje e shkel pragun prej 800 kv dhe për pasojë preket nga rritja e çmimit dhe e tarifës për konsum të energjisë elektrike. Në vend janë rreth 829 mijë e 857 abonentë familjarë. Në muaj të ndryshëm konsumi i tyre varion dhe muajt e dimrit janë me më shumë konsum.

 

 

Author: jehona