Fatmir Efica , “Qytetar” i Nderit, i Gazetarisë Sportive

Një nga përfaqësuesit më dinjitozë të gazetarisë  z. Fatmir Efica është lauruar në ditën Botërore të Gazetarisë Sportive me titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë Kavajë…!

Natyrshëm, të jesh qytetar nderi i një komuniteti urban padyshim është një vlerësim që ka brenda edhe kontributin si gazetar dhe më specifikishtë të asaj sportive,  sikur është z Efica, por në rastet kur kjo vlerë  kalon përtej asaj të një bashkie, atëher edhe vlerësimi kërkon meritueshmerinë e vet ! E pra Fatmiri është përtej kësaj medaljeje ! Cilido Këshillë Sportiv do ta kishte për nder të votonte unanimisht për  “Qytetar  Nderit” të Gazetarisë Sportive.

Nuk është superlativë emocionale ndaj një kolegu, por jetëgjatësia në mikrofonin radiofonik dhe kualiteti i një gazetari të tillë e bëjnë atë absolutisht një aset kombëtar. Geni kritik i gazetarit na jep të drejtën që ta “piperosim” sadopak këtë festë kaq  impresionuese.  Të gjendur “jetim” ne kolegët ndihemi krenarë nga ky medaljon, por po kaq ndihemi edhe “xheloz” që këtë vlerë na e rrëmbyen, përpara se ne të “zgjoheshim”. Le të jetë ky rast një apel për shoqatën e gazetarëve sportive. E pra pse jo, a nuk do të ishte po kaq bukur sikur në këtë ditë të shenjtë kjo medalje të shoqërohej edhe nga shoqata e kësaj gazetarie, për Fatmirin, po pse jo edhe për personalitete të tjera të kësaj gazetarie…! Kurrë nuk është vonë.

Personalitete të larta të komentimit radiofonik sportiv kanë marrë pjesë në këtë ceremoni gala të moderuar nga i përherëshmi mjeshtri i këtij “zhanri”, por jo vetëm z. Dëfrim Met’hasani.  Do ta nderonte këtë ceremonial solemn edhe ikona e e komentit radiofonik professor Ismet Bellova së bashku me korifejt e kësaj gazetarie Bujar Qesja, Pirro Ruvina, Fatmir Mneri, Bashkim Tufa, Ervin Baku, Mentor Sopiani, Agron  Kaja, Moisi Dalipaj, Rrok Preçi, Isuf Myrtaj, Ermal Muskaj, Feriz Ferizaj, Edmond Dibra, Gjin Palushi, Fillip Gjokeja etj etj. Koloritin e kësaj feste do ta plotësonte edhe sakrifica sublime e komentatorit Sefer Kikia, që do të “fluturonte” nga Italia për të qenë prezent në shenjë  vlerësimi dhe respekti ndaj mikurt të vjetër.

Me prezencën përfaqësuese këtë ceremonial e nderoi edhe përfaqësuesi i atyre që bëjnë të mundur lidhjen radiofonike , i përherëshmi i emisionit “Nga njëra ndeshje në tjetërën”, kordinatori teknik z. Rubin Kristo.

Elokuenca, vitaliteti dhe personaliteti i mderatorit Met’hasani do ta bënte këtë festë të radiofonistëve sportiv gjithëpërfshirëse dhe tejet interesante.

Meritueshëm superlativat për Eficën  do të “rridhnin” natyrshëm, pa ndonjë skenarë nga prof Bellova, B Qosja, P. Ruvina, E. Baku, M Dalipaj etj etj që do të shkëpusnin momente nga bashkëpunimi me të lauretuarin Z. Fatmir Efica. Në përfundim të  dekorimit fetën e shoqëroi një kokteil, për t’u shoqëruar në mbrëmjen e vonë nga një darkë e shtruar për nder të pjesmarrësve.

Ilir J. Hoxha  

 

Author: jehona