Studimi i CRC
Miliarderi kontrovers, George Soros, ka hedhur rreth 21 miliardë dollarë për të financuar politikat e majta që prej vitit 2000.
Kështu thuhet në një studim të realizuar nga Capital Research Center.
- Kjo qendër thekson se këto shuma të frikshme janë hedhur përmes sistemit të organizatave joqeveritare të Soros. Rrjeti i këtyre organizatave njihet edhe me emrin Shoqëria e Hapur.
Në këtë mënyrë, studimi thekson se Soros është kthyer në bankomatin më të madh për politikanët e majtë.
- Vetëm në vitin 2021, organizatat e Soros kanë hedhur plot 2.7 miliardë dollarë, shumica e të cilave ka shkuar për grupet e ‘parave të errëta’, të cilat nuk mund të gjurmohen, -thekson portali ‘World Time Todays’.
Nga kjo shumë e jashtëzakonshme, plot 577 milionë dollarë në grante janë disbursuar nga Qendra për Politikat e Shoqërisë së hapur.
Studimi thekson se paratë kanë shkuar për politikanët e majtë në mbarë botën.
Kujtojmë se Soros është mega-donatori më i madh i Partisë Demokratike në SHBA.