Eurovizion detyron Italinë të ndryshojë këngën garuese

Mahmood dhe Blanco, artistët italianë janë të detyruar të modifikojnë këngën e tyre për të marrë pjesë në “Eurovision Song Contest”.

Kënga “Brividi” do të duhet të shkurtohet deri në tre minuta për shkak të rregullave të spektaklit evropian, por autorët e kanë pasur të pamundur, kështu që do ta sjellin në një version të ri.. Versioni aktual i këngës është 3 minuta dhe 21 sekonda.

“Ka një problem teknik për Eurovision sepse kënga është e gjatë. Ne u munduam ta shkurtojmë në çdo mënyrë, por nuk ja dolëm. Por rregulli është strikt dhe nuk bëhen përjashtime. Po bëjmë të pamundurën bashkë me stafin që të heqim 30 sekonda, megjithëse janë shumë për një këngë.”, u tha në një postim zyrtar duke shtuar se ‘Brividi’ do vijë në një version tjetër, ndryshe nga ai i festivalit./living-media.com

Author: admin