Shqipëria lë pas vetëm Rusinë
Eurostat ka publikuar indeksin e korrupsionit në vendet e Europës, por edhe jashtë saj, ku rezulton se shqiptarët dhe rusët kanë perceptimin më të lartë për korrupsion në sektorin publik. Sipas Eurostat, korrupsioni lidhet edhe me perceptimin që ka mbi sistemin e drejtësisë, ndërkohë që pasojat janë si social, ashtu edhe ekonomike. Sipas raportit, vendet e BE kanë indeksin më të ulët të korrupsionit.
Shqipëria lë pas vetëm Rusinë në lidhje me perceptimin e lartë që ka mbi korrupsionin në sistemin publik. Përgjatë 2015-2021, Shqipëria kë një përkeqësim të indeksit të korrupsionit edhe në raport me veten.
Eurostat vë në dukje se sistemet efektive të drejtësisë janë një parakusht për luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni shkakton dëm financiar duke ulur nivelet e investimeve, duke penguar funksionimin e drejtësisë të brendshme dhe redukton financat publike. Korrupsioni gjithashtu shkakton dëme sociale, si përhapja e krimit të organizuar, trafiku i drogës dhe njerëzve.
Sipas Transparency International, vendet anëtarë të BE- së vazhduan të renditen ndër më pak të korruptuarat në nivel global në 2021. Në vitin 2020 Bashkimi Europian ka shpenzuar 45 miliardë euro me qëllim forcimin e sistemit të drejtësie.