Në “Ramon Sanchez Pizhuan” të Sevillas u zhvillua finalja e Europa League mes Rangers dhe Frankfurt. Skuadra e Frankfurt fitoi trofeun më të lakmuar për klube fale realizimit ë 5 penalltive, kundrejt 4 te Reangers_it
90 minutat e takimit përfunduan me shifrat 1-1 dhe për të vendosur fituesin duhej koha shtesë ose goditjet e penalltive. Rangers kaloi në avantazh në minutën e 57′ kur Joe Aribo shënoi për skocezët, pas një gabimi të mbrojtësit Tuta. Avantazhi nuk zgjati shumë sepse Frankfurt vendosi baraspeshën.Në minutën e 69’ ishte Rafael Borre ai i cili shënoi për skuadrën gjermane. Në shtesë dy skuadrat nuk u munduan të hidheshin në aventurë, duke e mbyllur 30 minutëshin në barazim. Sa i përket 11-metërshave do të ishte skuadra gjermane që do të fitonte me shifrat 5-4,ndërsa për skuadrën skoceze do të gabonte ish-lojtari i Juventusit Ramsey.