Londra njihet si qyteti ku gjenden makinat më të shtrenjta dhe më luksoze në botë.
Gjatë kësaj fundjave vëmendjen e ka marrë një Lamborgini Aventador i rrallë. Por pronarja e kësaj makine është akoma më e bukur se sa vetë makina.
Pronarja e “bishës së zezë” është modelja ruse, Daria Radionova. “Bisha e zezë” me të cilën ajo ka djegur rrugët e Londrës kushton 2.5 milion paund.
Makina e modeles ruse është akoma më e veçantë, pasi ajo është e mbuluar me kristale Swarovski të cilat kanë kërkuar 2 muaj kohë për t’u vendosur aty.
Rusja e pasur është vetëm 26 vjeç dhe ka studiuar në Londër për menaxhim biznesi. Tani ajo merret me stilimin e veshjeve të vipave.
Po ashtu më parë, ajo është bërë lajm edhe për numrin e madh të këpucëve të markës “Christian Louboutin”.
Në një intervistë disa kohë më parë ajo ka thënë:Unë kam shumë stoli. Diamantet janë shoqja më e mirë e një vajze. I kam kudo.”