Ai është 91 vjeç dhe duket të jetë njeriu më i vjetër që ende vazhdon detyrën e tij si oficer policie në .
Lc “Buckshot” Smith është oficeri më i vjetër në botë dhe pranon se ende nuk e ka në plan të tërhiqet.
Sigurisht ai nuk lëviz aq shpejt sa dikur, por kjo nuk e ndalon atë që të patrullojë rrugëve të qytetit të tij të lindjes, Camaden,
Pasi shërbeu si agjent për 46 vjet ai doli në pension, por nuk mundi të jetë larg punës për më shumë se pesë muaj.
Ai pranon se nuk ka pas asnjë hobi në jetë përvçse të punonte si oficer policie.
Kryetari i Bashkisë, Julian Lott komentoi me humor: “Është aq i lashtë sa i njeh mirë stërgjyshin, gjyshin dhe absolutisht juve”.
Smith pranon se nuk është arma që e bënë atë një polic të mirë, por respekti i tij për njerëzit.
Ai ka një karrierë të mirë vetëm falë mirëkuptimit me njerëzit dhe bindjes së tyre.
Përkthehu: All News