I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka bërë të qartë se Albin Kurti është ndonjëherë një partner i vështirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ai mbetet një partner i SHBA-së.
- “Zoti Kurti është partner i yni. Nganjëherë është një partner i vështirë, por është partner. Kosova është partnere e jona. Serbia është partnere e jona. Pra, në të ardhmen dëshirojmë të përfitojmë nga marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe nga përmirësimi i marrëdhënieve që kemi me Serbinë.”
Në një intervistë në mediat e huaja Escobar ka folur edhe për marrëveshjen e arritur në Ohër dhe se çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Serbinë dhe për Kosovën.
“Ne në Ohër arritëm një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Për Serbinë kjo do të thotë t’i japë fund bllokimit të Kosovës drejt integrimit evropian dhe ndërkombëtar. Për Kosovën, kjo nënkupton fillimin e procesit të zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Duhet të punojmë në të dy këto fusha.”
Ndër të tjera Escobar ka thënë se Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me mundësi të jashtëzakonshme.
“Rajoni ka potencial për të qenë lider në IT, transport, energji, infrastrukturë dhe madje edhe turizëm. Rajoni ka universitete të shkëlqyera, një fuqi punëtore të talentuar dhe një fuqi punëtore relativisht të re.”
SHBA-ja e ka fajësuar Kurtin për tensionet në Veri, ndërsa kanë kërkuar që kryetarët shqiptarë të mos futeshin në objektet komunale të komunave në veri me ndihmën e Policisë.
Si pasojë e situatës SHBA përjashtoi Kosoven nga Defender 2023.