Pas suksesit me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”, aktori dhe producenti Ermal Mamaqi tashmë vjen me një serial. Duket se tërheqja e Ermalit nga televizioni nuk ishte vetëm për t’u bërë një motivational speaker, por edhe për t’u dhënë shqiptarëve mënyra të tjera për t’u argëtuar. Këtë herë nuk është film, por një serial.
Në fakt lajmin për serialin e dha vetë aktori dhe producenti që në mars dhe deri më sot nuk kishim asnjë detaj tjetër. Ermali zbuloi sot se si do të quhet seriali i tij dhe një nga aktoret që do të marrë pjesë.
“H.O.T”, ky është emri i serialit, ndërsa Jonida Vokshi do të jetë një nga yjet e tij. Ermali gjithashtu paralajmëroi se seriali do të jetë gati në vjeshtë.
“Ju prezantoj me një nga yjet e Serialit H.O.T. Këtë vjeshtë në TV. Ps: Kemi dalë seriozisht këtu.”, shkroi Ermali në Instagram ndërsa postoi një foto me Jonidën.