Ermal Mamaqi foli sot në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku theksoi se nuk ka kontaktuar fare me Beatrixën që nga situata në BBV që u bë virale, ndërsa shtoi se ajo e ka kuptuar se ishte thjesht një shaka që nuk kishte të bënte me të.
“Trixën e njoh që kur ka qenë e vogël, njoh familjen, tezen. E di që është një vajzë shumë e mirë. Ndoshta ngaqë ka qenë gjithmonë në përkujdesin e familjes, ndonjëherë pëlqen (në kuptimin e mirë të fjalës po e them), të llastohet. I shkon kjo, por besoj se e ka kuptuar se nuk ishte për të. Nuk kam folur me të por jam i sigurt se nuk ka asnjë kundërshti ndaj meje”, tha Ermali.
Ndërkaq, ai u ndal dhe te Bora duke konfirmuar se do e ketë në sezonin e ri të serialit H.O.T dhe me të qeshur pranoi se i është rritur shumë mendja.
“Kemi një problem, është një sfidë me Borën dhe uroj që të na shikojë dhe të ndryshojë mendimin e saj. Ngaqë u bë kjo zhurmë, i është rritur tangërlliku dhe ka një çmim të lartë. I bëj thirrje shikoje dhe njëherë ofertën se ndryshe folëm në fillim dhe ndryshe pas Big Brotherit. Borës i është rritur çmimi në bursë”, tha ai./revistawho.com./asutimes.com