Të shohësh në ëndërr sikur po martohesh na ndodh të gjithëve edhe nëse një dasmë nuk është fare në planet tuaja të afërta. Po çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr vello, fustan të bardhë apo unazë martese?
Në përgjithësi, dasmat në ëndërr simbolizojnë evente shumë të rëndësishme që pritet të ndodhin në jetën e njerëzve (mund të jetë martesë ose jo). Një ëndërr e tillë vjen si përgjigje e subkoshiencës dhe reflekton gjithë ankthin dhe emocionet që dikush ka para një ndryshimi në të ardhmen.
Ëndrra rreth dasmave nëse je duke planifikuar një të tillë.
Nëse ti je nusja/dhëndri i ardhshëm është normale që ditën e madhe ta shihni edhe në ëndërr. Zakonisht në ëndrra na shfaqen gjëra të cilave i trembemi, prandaj kujtoni detajet që keni parë dhe reflektoni të nesërmen. Ka diçka që s’është gati?
Ëndrra rreth martesës kur je akoma single.
Jo domosdoshmërisht ëndrrat sikur po martohesh tregojnë dëshirën për t’u martuar. Më tepër reflektojnë konceptin e martesës si lidhje, marrëveshje dhe përfshirje mes dy njerëzve. Në të kundërt, një ëndërr e tillë mund të jetë shenjë që tregon se duhet të përfshihesh më shumë në punën tënde të re, të firmosësh së shpejti një kontratë apo t’i kushtosh më shumë vëmendje marrëdhënies me dikë.
Nëse shihni në ëndërr dikë që po ju propozon.
Në fakt ky skenar nxjerr në pah frikërat tuaja. A jeni gati vërtet për propozimin e dikujt? Je gati të marrësh një përgjegjësi të re dhe të përballesh me çdo frikë dhe pasiguri që shfaqet rrugës?
Nëse sheh në ëndërr dasmën tënde me dikë për të cilin s’ke interes.
Është një nga ëndrrat më të sikletshme në fakt, por tregon rëndësinë që ai njeri ka për ty. Ndoshta jo në mënyrë romantike, por roli i tij ka ndikim në jetën tuaj.
Të martohesh me dikë që nuk është partneri yt.
Është një nga ëndrrat më të zakonshme, por s’ka asgjë për t’u shqetësuar. Nuk tregon asnjë sinjal problematik në lidhje me marrëdhënien aktuale, por është më shumë lidhet me problemet e tua me veten.