Këngëtari i njohur Endri Prifti, përmes një statusi në “Facebook”, ka treguar se çfarë “luhet” në prapaskenat e Festivalit të “RTSH”-së dhe të “Këngës Magjike” për këtë vit.
Ja si shkruan korçari i serenatave në faqen e facebookut:
“Mirmengjesi , mirdita dhe mimbrema te gjitheve anembane Botes dhe me gjere. Nje te diele pushimi te bukur, me shendet e me shume dashuri ju uroj. Ju thame ne disa momente qe ne do te ishim pjese e Kenges Magjike kete vit, por rethanat as nuk e morem vesh pse nuk do jemi, d.m.th. e kupton ti, nga ato furçat me boje. Po degjo tani me mire, e di pse, ja t’ju jap edhe informacion mbi fitusin e kenges magjike eshte Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombetar e fiton Noizi ne bashkepunim me Eugent Bushpepa. Tashme juve jeni mesuar si funksionojne keto , mblidhen ata byroja qe gjysmet e tyre per kok time, i kane kepucet te dyja te majta dhe vendosin ata 5 muaj para.”- shkruan Endri në postimin e tij në “Facebook”.