“Edi Ramën do ta shpaIIim ‘Babain e Shqipërisë’”, HABlTET Ardit Gjebrea me dekIaratën e qytetarit

Ilir Dardha banor i fshatit Ndroq në Tiranë, aku.zohet nga bashkëfshatari i tij z.Kadri Trimi se i ka vjedhur një sipërfaqe toke.

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Kadri Trimi tha se dy muajt e fundit kur kërkoi të merrte certifikatën e tokës, mësoi se kjo pronë rezulton në emër të Ilir Dardhës.

Ky i fundit pohoi se është bërë falsifikim me këtë tokë, por jo prej tij. Madje ai shtoi se është vi.ktimë e këtij mas htrimi. Sipas z.Ilir Dardha, faIsifikimin e kanë bërë kushërinj të tij me pushtet, që i kanë përdorur emrin dhe i kanë falsifikuar firmën. Me këtë falsifikim, Ilir Dardha ka në emër të tij 15 mijë metër katrorë tokë më shumë dhe heziton të shkojë në Prokurori për faIsifikim të firmës së tij, pasi thotë se nuk përballet dot me shtetin. Sipas tij, pret që ky gabim të rregullohet nga vet institucionet, ndërsa thekson se ka humbur edhe pronat e veta.

Ai madje falenderoi Kryeministrin Edi Rama për nismën që ka marrë për të pajisur qytetarët me certifikatat e pronësisë duke i dhënë zgjidhje një problemi thuajse 30-vjeçar, teksa thotë se Rama do të shpallet “Babai i Shqipërisë”, njësoj si Ataturku në Turqi, nëse e përmbush me sukses këtë zotim. Nga kjo deklaratë e tij ka mbetur i habitur Ardit Gjebrea, drejtuesi i emisionit “E Diela Shqiptare”.

PJESË NGA SEANCA E NDËRMJETËSIMIT NË RUBRIKËN “SHIHEMI NË GJYQ”:

Ilir Dardha: Po pra janë të afërmit e mi. Kanë përdorur emrin tim meqë unë jam banor i asaj zone. Janë kushërinjtë e mi. Njerëz me pushtet. Në ’91 unë kam pasur një familje prej 6 anëtarësh. Në bazë të ligjit 7501 kanë ndarë 700 metër tokë arë për frymë. Në bazë të saj unë duhet të kem 4200 metra katrorë tokë. Prandaj ky dokument është falsifikuar në zyrat e shtetit.

Eni Çobani: Në momentin kur ju u vutë në dijeni për dokumentin e falsifikuar që pretendoni, ju drejtuat ndonjë organi shtetëror për këtë falsifikim për të hequr emrin tuaj?

Ilir Dardha: Jo, unë nuk kam fuqi për të ak uzuar shtetin. Unë nuk e ak uzoj dot shtetin.

Eni Çobani: Çfarë përpjekjesh keni bërë ju për të hequr emrin?

Ilir Dardha: Asnjë lloj përpjekje! Ne kemi ngelur me shpresë se shteti do rregullohet. E falenderoj z.Edi Rama që po na pajis me dokumente prone, kemi 28 vjet që ne nuk marrim një dokument prone. E falenderoj z. Edi Rama, edhe nëse ja arrin kësaj pune ai do shpallet “Babai i Shqipërisë”, si Ataturku në Turqi. Po e shpreh publikisht. 28 vjet pa dokument që na është dhënë prona.

Ardit Gjebrea: Ilir, për kë the “Babai i Shqipërisë”?

Ilir Dardha: Për Edi Ramën!

Ardit Gjebrea: Pse?

Ilir Dardha: Se ka marrë iniciativën për të pajisur popullin me letra.

Ardit Gjebrea: Po ti ke 15 mijë metra më tepër aty mo…

Ilir Dardha: Meqë ka thënë Edi Rama për të dalë këto. Unë as kam pasur për ta hapur kurrë këtë muhabet. Unë nuk jam fajtor se shteti po manipuIon…

Ardit Gjebrea: Po thuaji “Babait”….

Ilir Dardha: “Babai i Shqipërisë”. Po arriti Edi Rama që t’i japë fund kësaj pune shpallet “Babai i Shqipërisë”.

Ardit Gjebrea: Nga njëra anë thua shteti nuk funksionon, nga ana tjetër thua ta bëjmë Edi Ramën “Babai i Shqipërisë”.

Ilir Dardha: Unë nuk merrem me politikë fare.

Ilir Dardha: Këta që kanë bërë këtë janë kushërinjtë e mi.

Ardit Gjebrea: Po pse e kanë bërë?

Ilir Dardha: Kanë qenë me pushtet në 2004, janë akoma në pushtet. Po i bëj pyetje vetes sime: Pse janë këtë në pushtet? Nuk është puna se Edi Rama i mban mbrapa këta se janë në pushtet. I ka dhënë votën populli, edhe Edi Rama ka rënë pre e tyre. Është faji jonë që votojmë kri.minelët.

Ardit Gjebrea: Po nuk u de noncuan kri.minelët, populli do vazhdojë t’i votojë.

Ilir Dardha: Unë nuk kam fuqi.

Ardit Gjebrea: Si t’ia bëjë Kadriu në momemtin që ti nuk den oncon? Si ta zgjidhim ne?

Ilir Dardha: Atë e di shteti. /tvklan.al

Author: admin