Edi Rama “pushton” gjithë botën me kërkesën e prerë nga New York drejtuar Putinit: Tërhiqu nga Ukraina.
Si pjesë e NATO-s, edhe Shqipëria po bën pjesën e saj sa i përket thirrjeve ndaj Rusisë për tu tërhequr nga agresioni në Ukrainë. Edi Rama dhe Olta Xhaçka ndodhen në SHBA për takimin e Këshillit të Sigurisë në OKB. Në një reagim të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë në Twitter, i bëhet thirrje Rusisë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike. “Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikonfirmojmë edhe një herë mbështetjen e #Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të #Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë për #Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, shkruan Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Reagimi i sotëm është i dyti pas atij, ku u bëhej thirrje qytetarëve shqiptarë që të largohen nga Ukraina, pasi sinjalizimet për një luftë të afërt janë shumë të forta.
Edi Rama ka udhëtuar për në Nju Jork për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Vizita katër ditore do të kulmojë ditën e nesërme ku kryeministri do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Temat që priten të diskutohet janë dy. Konflikti Ukrainë-Rusi dhe marrëdhëniet mes dy shteteve, Shqipëri dhe SHBA. Pjesëmarrja e Ramës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është një moment i veçantë, pasi përkon me anëtarësimin e përkohshëm të shtetit tonë në këtë instancë ndërkombëtare. Sot do të ketë një ceremoni gala, ku do të nderohet edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshill, ndërsa të pranishëm do të jenë përfaqësues të vendeve anëtare./liteelink.com