Moderatotja Oriela Nebijaj e cila kandidonte nën siglën e PD për qarkun e Tiranës, arriti një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet e 25 prillit. E ftuar në “Breaking” në Top Neës, moderatorja u shpreh e kënaqur dhe falënderuese për këdo që e mbështeti në nisjen e këtij rrugëtimi politik. Ajo foli edhe në lidhje me peticionit që po qarkullon në rrjet, ku kërkohet që ajo të futet në Kuvend në vend të Vangjel Dules, i cili kishte vetëm
“Peticioni online për të më çuar në parlament ishte ‘qershia mbi tortë’. Të gjithë më përgëzuan, ishte një ndjesi kontradiktore se teksa humbëm, të gjithë gjenin kohën dhe energjinë për të më uruar mua për rezultatin e mirë që kisha në kandidimin tim të parë. Unë hyj në parlament vetëm nëse heq dorë një femër. Besoj se e kanë vënë re të gjithë paqartësinë e madhe për këto zgjedhje.
Edhe nëse Dule ikën, nuk hyj unë. Nuk ka faj Vangjel Dule për mandatin tim dhe nuk ka përse t’i shkojë atij përgjegjësia morale. Një gjë është e vërtetë, qytetarët, ata që votojnë dhe duan të flasin me votën e tyre janë më shumë se ata që manipulojmë votën. Por, është diçka që të bën të ndihesh mirë. Është një rrugë e gjatë për t’u parë deri në fund, por padiskutim ishte e kënaqshme”, u shpreh Oriela Nebijaj.