Kjo është harta e Skënderbeut, e gjetur nga Artan Shkreli, e cila u ekspozua nga kryeministri shqiptar.
Harta është gjetur në Bibliotekën Qendrore të Romës.
Siç shihet, Shqipëria në hartë shoqërohet me mbishkrimin e Scanderbeg. Gazetari Roland Qafoku, thotë se harta daton që më 1455 dhe ishte e zhdukur për 2 shekuj e gjysmë dhe u gjet ne nje depo te mbyllur. Është e krijuar nga lëkura e nje viçi te palindur dhe me një cilësi të larte të shkrimeve, ndan detajet Qafoku.
Ndërkaq, drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido, thotë se kjo hartë mbyll edhe të gjitha gojët që duan të revizionojnë historinë për të ulur figurën e vetme përbashkuese të kombit shqiptar.
“Madhështia e Skënderbeut në një hartë. Harta e gjendur në Bibliotekën e Romës rrëfen shumës. Një truall i tërë, Shqipëria e asaj kohe, e etnikja e kësaj kohe, mbanin për toponim emrin e drejtuesit të saj Skënderbeut, në të gjallë të tij.
Kjo hartë mbyll edhe të gjitha gojët që duan të revizionojnë historinë për të ulur figurën e vetme përbashkuese të kombit shqiptar”