Duket si një histori e mbyllur.Madje e komentuar edhe nga vetë banorët e Big Brother VIP që ishin dëshmitarë të kësaj lidhje brenda shtëpisë.
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, ka folur së fundmi për raportin e Donald Veshajt me Beatrix Ramosaj,.
Sipas modeles së njohur, aktori i humorit u mërzit shumë kur këngëtarja e njohur nuk shkoi në shtëpinë e BB VIP, së bashku me disa ish-banorë të tjerë.
Beniada u shpreh se Donaldi ka pasur vetëm tërheqje fizike dhe ndonjëherë kjo është e pamjaftueshme.
Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plot me lot. Nuk mendoj se ky është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”, u shpreh ajo.
Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” lindi një histori dashurie mes Donaldi dhe Beatrix-it, një histori shumë e gjykuar për shkak të raportit të mëparshëm të Donaldit me ish-të dashurën e tij, Bora Zemanin.
Fansat prisnin që të shihnim se si do të shkonte marrëdhënia e tyre, por duket se nuk zgjati shumë./asutimes.com