Nëse përqafoheni pas seksit, partnerja do të ketë më shumë dëshirë për të bërë seks me ju. Ky është rezultati i një studimi.
Për këtë sondazh janë pyetur 2400 kanadezë rreth herës së fundit që kanë bërë seks. Nga gratë që ishin përqafuar me partnerin 6 deri në 10 minuta pas seksit, 71 për qind e vlerësoi përvojën si “shumë të kënaqshme”.
Kjo krahasuar me 41 për qind nga gratë që ishin përqafuar më pak.
Kështu që pas marrëdhënies intime, tërhiqeni afër partneren ose lëre ta mbështesë kokën mbi gjoksin tuaj, luani me flokët, t’i fërkoni shpinën, ta puthni në faqe ose në ballë dhe bëjini një kompliment të ëmbël sesa mirë u ndjetë me të.
Sipas studimit nga kjo gjë dalin të fituar edhe burrat pasi përqafimi rriste kënaqësinë edhe te ata.
Dhe sa kohë që përqafimet i japin ndjesi pozitive partneres në këtë marrëdhënie, shanset janë që ajo do ketë më shumë dëshirë për të pasur intimitet me ju.