E veshur me rroba ushtarake, Arjola Demiri ka një mesazh për ata që flasin për të

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, aktorja e njohur, Arjola Demiri, është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo publikon herë pas here video dhe foto të ndryshme, si nga emisionet ku është e ftuar, ashtu edhe nga jeta private.

Së fundmi, Demiri është shfaqur mjaft joshëse, teksa ka pozuar e veshur me rroba ushtarake, me të cilat është dukur mjaft tërheqëse.

“Ti nuk mund të më shohësh, unë kam veshur kamuflazh”, ka shkruar aktorja krahas fotove.

Ndërkohë, vetëm pak orë më vonë, ajo publikoi edhe një imazh tjetër ku shihej teksa shijonte jetën e natës në kryeqytet.

“Flasin mirë, flasin keq, unë e marr si benefit”, ka shkruar Arjola, duke lënë të kuptohet se ky është edhe një lloj mesazhi për persona në veçanti./abcnews.al./Shqiperia ime.com

 

Author: admin