E tradhtonte gruan me një vajzë shume me te re. Gruaja e heq qafe dashnoren në mënyrë të paimagjinueshme!

Një vajzë e cila ishte lidhur me një burrë të martuar, është frikësuar shumë nga bashkëshortja e tij pasi ajo i ka gjetur disa foto nudo në telefonin e të shoqit.

Vajza ka komunikuar me psikologen dhe teksa i tregon problemin e saj, i kërkon ndihmë për të dalë nga kjo ngjarje.

Rrëfimi i vajzës:

“Jam një vajzë 29 vjeçe dhe nisa një romancë me një burrë të martuar, ai është 36 vjeç dhe unë e kam koleg pune.

Në fillim nuk doja të lidhesha sepse e dija që ishte i martuar, por ai më thoshte që nuk është i lumtur me të shoqen dhe donte të kalonte mirë dhe kështu më bindi. Ne filluam të takoheshim në apartamentin e tij kur nuk ishte gruaja dhe kalonin shumë mirë bashkë. Por ndër bisedat tona ne nisëm të shkëmbenim edhe foto nudo.

Para disa ditësh ai ndaloi së shkruari e madje nuk më përgjigjej as në telefon. Më pas më vjen një mesazh nga gruaja e tij e cila më tha se kishte fotot e mija nudo dhe nëse unë nuk do ta lija të qetë burrin e saj ajo do të mi publikojë ato në internet.

Kjo gjë më ka frikësuar shumë dhe sigurisht që nuk kam ndërmend të flas më me burrin e saj ‘luajta me zjarrin dhe u dogja’.

Nuk di çfarë të bëj për ta parandaluar atë nga ndonjë postim i mundshëm”./Globisot.net/

Author: admin